RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KQZ: Procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat

kqz:-procesi-i-votimit-ka-nisur-ne-te-gjitha-qendrat

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur se procesi i votimit ka nisur me rregull në të gjitha qendrat e votimit.

Elezi ka theksuar se materiali zgjedhor, përfshirë fletëvotimet, është shpërndarë në orët e hershme dhe votimit veçse ka nisur siç është paraparë në orën 7:00.

“Procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë. Sot procesi i votimit do të zhvillohet në 948 qendra të votimit me 2614 vendvotime, prej të cilave 910 janë qendra dhe 38 qendra për votim me kusht. Numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1,999,204 votues”, ka thënë ai në konferencën e parë për media.

Ai gjithashtu ka treguar se para orës 20:00 të së dielës do të nis transmetimi i rezultateve preliminare.

“KQZ ka bërë përgatitje që gjatë ditës së sotme të transmetoj të dhënat nga procesi i pjesëmarrjes në qytetarëve në votime në disa orare dhe në mbrëmje të filloj me transmetimin e rezultateve preliminare për subjektet politike. Besojmë se para orës 20:00 do të fillojmë me transmetimin e të dhënave nga vendvotimet e para që deri në atë kohë arrin që ta përfundojnë numërimin e fletëvotimeve”, ka thënë Elezi.

Related posts

Emine Erdogan: Besojmë se Gaza do të ringrihet nga hiri

RTI

Letonia do t’i dorëzojë Ukrainës mjete të blinduara zbulimi: Do vijojmë të mbështesim Kievin përballë agresionit rus

admin

Premtimi “i fundit” i Erdoganit, a do të tërhiqet vërtet nga politika? Në pushtet prej 22 vitesh, kush mund të jetë pasardhësi i Presidentit turk

admin