RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KQZ: Procesi i votimit po vijon normalisht, nuk është raportuar asnjë parregullsi

kqz:-procesi-i-votimit-po-vijon-normalisht,-nuk-eshte-raportuar-asnje-parregullsi

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi ka thënë se mbarëvajtja e procesit zgjedhor po vijon normalisht dhe pa ndonjë parregullsi dhe asnjë incident.

“Ju njoftojmë se është duke vazhduar procesi i votimit për zgjedhjet në Republikën e Kosovës. Duke u mbështetur në informacionet tona, procesi i votimit në të gjitha komunat e vendit është duke vijuar normalisht deri në këtë fazë. Nuk është raportuar asnjë problem apo parregullsi që do të ndikonte në mbarëvajtjen e përgjithshme të procesit zgjedhor”, tha Radoniqi.

Kryetari i KQZ-së bëri të ditur se është angazhuar një dhomë operative, e cila përbëhet nga zyrtarë të KQZ-së, Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës.

“Me qëllim të garantimit të mbarëvajtjes së procesit, KQZ ka angazhuar dhomën operative, e cila përbëhet nga zyrtarë të KQZ-së, si dhe përfaqësues të Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës. Kjo dhomë është në funksion të vazhdueshëm gjatë gjithë ditës së votimit, me qëllim monitorimin e situatës në terren dhe reagimin në kohë”, tha ai.

Related posts

Emiri i Katarit: Partneriteti tregtar me SHBA-në do të tejkalojë shifrën 1 trilion dollarë

Kushtrim Guraj

“Po dërgonin armë te Hezbollahu”- Ushtria izraelite IDF: Goditëm 16 avionë iranianë të Forcave Quds!

admin

“Kjo është monedha e kohës”- Starmer njofton se Britania do vendosë një pjesë të Flotës Veriore në Arktik: Duhet të jemi gati për të luftuar!

admin