RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Krasniqi në trevjetorin e Qeverisë Kurti: Tri vjet mashtrim

krasniqi-ne-trevjetorin-e-qeverise-kurti:-tri-vjet-mashtrim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka akuzuar për mashtrim e degradim Qeverinë Kurti në trevjetorin e emërimit të saj.

Krasniqi ka postuar një video material përmes së cilës ka përmbledhur “disa nga aferat dhe skandalet e Qeverisë Kurti 2 në këto tre vjet”.

Krasniqi ka thënë se, mbi të gjitha, këto tre vjet kanë shpërfaqur natyrën mashtruese të kryeministrit Kurti dhe kabinetit të tij, “duke u sjell shumë dëme shtetit dhe qytetarëve”.

“Tri vjet degradim – korrupsion – nepotizëm. Tri vjet keqqeverisje – izolim – frikë. Tri vjet mashtrim!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Related posts

Zgjidhen senatorët e ri të UP-së, ja emrat

admin

Maqedoni e Veriut, agjenci për digjitalizim për mbrojtje nga sulmet kibernetike

admin

Qeveria britanike do të instalojë pajisje gjurmuese GPS për emigrantët

admin