RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ambasada amerikane përmbledh vizitën e Robinson në Kosovë

ambasada-amerikane-permbledh-viziten-e-robinson-ne-kosove

Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka bërë një përmbledhje të vizitës të Ndihmës Sekretarit për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA-ve, Todd D. Robinson, në Kosovë.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, ambasada ka shkruar se Robinson kryesoi donacion për sistemin e drejtësisë dhe korrektimit me vlerë mbi 5 milionë dollarë.

Njëherit, kanë përmendur edhe vizitat e tij në Prizren e Prishtinë.

“Ishim të nderuar të kishim Ndihmës Sekretari Todd Robinson në një vizitë në Kosovë këtë javë. Gjatë vizitës së tij, ai u takua me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Gresa Caka-Nimani dhe me shumë përfaqësues nga sektori i drejtësisë dhe korrektimit, prokurorisë, shoqërisë civile dhe mediave. Ai gjithashtu kryesoi një donacion për sistemin e drejtësisë dhe korrektimit me vlerë mbi 5 milionë dollarë amerikanë. Ndihmës sekretari Robinson po ashtu i ka shijuar shëtitjet në Prizren dhe Prishtinë dhe ka pasur rastin të flasë për vizitën e tij në njërën prej medieve”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane.

Kujtojmë se Robinson u prit dje nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën ka mbajtur edhe konferencë të përbashkët.

Më pas, ai u takua me shumë përfaqësues nga sektori i drejtësisë dhe korrektimit, prokurorisë dhe shoqërisë civile.

Related posts

Nënshkruhet marrëveshja mes Kurtit e Abazoviqit

rezart morina

Spanjë, mijëra zjarrfikës marshojnë drejt Parlamentit për zgjerimin e të drejtave të tyre

admin

Ombudsmanja e Francës paralajmëron policinë për përdorimin e forcës joproporcionale në protesta

admin