RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Krasniqi: Secili vendim i Atiqit do të ketë mbështetjen e nivelit qëndror

krasniqi:-secili-vendim-i-atiqit-do-te-kete-mbeshtetjen-e-nivelit-qendror

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi i ka uruar punë të mbarë kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe nënkryetarës Katarina Axhançiq, pas betimit të tyre.

Krasniqi ka thënë se Qeveria do ta mbështesë çdo veprim dhe vendim të kryetarit të ri të kësaj komune.

“Si Qeveri do të jemi në mbështetje të tyre sikurse secilës komunë tjetër në Republikën e Kosovës në implemetimin e mandatit të tyre kushtetues. Shumë e rëndësishme që qytetarët e pjesës veriore të kenë shërbime adekuate, cilësore dhe të kenë komunën dhe kryetarin e nënkryetarin afër tyre. Secili veprim dhe vendim i kryetarit do të ketë mbështetjen e nivelit qëndror. Si Qeveri si Ministri jemi në mbështetje të të gjithë kryetarëve”, tha Krasniqi.

Kryetari Erden Atiq, i fitoi zgjedhjet e 23 prillit, me partinë Lëvizja Vetëvendosje, ku i fitoi rreth 550 vota ose 66 për qind të votave të përgjithshme.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale ishte 3.47 për qind e trupit zgjedhor./

Related posts

Numri i të vdekurve në Gaza shkon në 830

rezart morina

Itali, fillojnë sesionet e ditës së dytë të Samitit të Liderëve të G7-tës

RTI

Protesta në Paris kundër politikës së Macronit për Gazën

admin