RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelenskyy arrin në Xhide për të marrë pjesë në samitin e Ligës Arabe – VIDEO

zelenskyy-arrin-ne-xhide-per-te-marre-pjese-ne-samitin-e-liges-arabe-–-video

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mbërriti në Xhide të Arabisë Saudite për të marrë pjesë në samitin e Ligës Arabe, raporton Anadolu.

Lideri ukrainas pritet të mbajë një fjalim në këtë ngjarje.

“Po filloj vizitën time të parë ndonjëherë në Mbretërinë e Arabisë Saudite për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe dhe lidhjet e Ukrainës me botën arabe”, shkroi Zelenskyy në Twitter.

Ai do të diskutojë çështjet që kanë të bëjnë me “të burgosurit politikë në Krime dhe territoret e pushtuara përkohësisht, kthimin e popullit ukrainas, Formulën e Paqes dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë”, tha presidenti ukrainas.

“Mbretëria e Arabisë Saudite luan një rol të rëndësishëm dhe ne jemi të gatshëm ta çojmë bashkëpunimin tonë në një nivel të ri”, shtoi ai.

Në shkurt, Arabia Saudite dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje, sipas së cilës mbretëria ofroi 400 milionë dollarë ndihmë humanitare për vendin e goditur nga lufta.

Në samitin e këtij viti do të marrë pjesë gjithashtu aleati i Rusisë, Siria, e cila u rikthye si anëtare pas një pezullimi 12-vjeçar.

Pjesëmarrja e Sirisë u pezullua pas shtypjes së protestave masive me dhunë në vitin 2011 nga ana e Bashar Al-Asadit, që çoi në luftën civile.

Related posts

Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

Muhamet Ramadani

Aeroporti i Brukselit humbi 50 mijë pasagjerë në prill për shkak të luftës në Lindjen e Mesme

Kushtrim Guraj

​Mbyllen 44 “sallone të masazheve”

admin