Kremlini e ka përshkruar si hap shumë pozitiv nisjen e dërgesës së parë tëq grurit nga porti ukrainas i Odesas gjatë së hënës, shkroi CNN-i.
Zëdhënësi Dmitry Peskov, në një konferencë shtypi të hënën ka thënë se kjo dërgesë është mundësi e mirë për të testuar efektivitetin e mekanizmave për të cilët është rënë dakord gjatë bisedimeve të Stambollit.
“Nuk do të flas për rregullsinë e nisjeve të anijeve dhe numrin e tyre, kjo është një pyetje për operatorin. Por fakti që anija e parë është nisur është shumë pozitiv”, ka thënë Peskov. “Le të shpresojmë se marrëveshjet do të zbatohen nga të gjitha anët dhe se mekanizmi do të funksionojë në mënyrë efektive”, shtoi ai.
Më shumë se 26,000 tonë metrikë misër u ngarkuan në këtë dërgesë që do të ankorohet në brigjet e Stambollit të martën pasdite për një inspektim përpara se të udhëtojë në Liban. /koha