RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kremlini: Pjesa e marrëveshjes së drithit për produktet ruse nuk është zgjidhur

kremlini:-pjesa-e-marreveshjes-se-drithit-per-produktet-ruse-nuk-eshte-zgjidhur

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se pjesa e parë e marrëveshjes së arritur për transportin e drithit nga Deti i Zi është zgjidhur me përpjekjet ndërmjetësuese të Türkiye-s ndërsa pjesa lidhur me eksportimin e produkteve të drithit rus nuk është zgjidhur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për gazetarët në Moskë, Peskov foli lidhur me dërgesat e drithit dhe takimin që është planifikuar të zhvillohet mes presidentit të Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Takimi është planifikuar të mbahet javën e ardhshme në qytetin Samarkand të Uzbekistanit”, njoftoi Peskov i cili bëri të ditur se është parashikuar që dy liderët të diskutojnë edhe për procesin lidhur me dërgesat e drithit.

Ai tha se dërgesat e drithit nga Ukraina nuk kanë mbërritur në vendet e varfra. “Vetëm 2 anije të drithit kanë mbërritur në vende të përcaktuara si të varfra nga Kombet e Bashkuara”, tha Peskov.

Peskov rikujtoi se zyrtarët e amerikanë dhe evropianë kanë deklaruar se nuk zbatohen sanksione kundër produkteve ushqimore dhe të plehut rus.

“Edhe pse kjo është e drejtë në aspektin ligjor, është jashtëzakonisht e vështirë dhe e kufizuar që produktet ushqimore dhe të plehut rus të arrijnë në tregjet ndërkombëtare. Anijet tregtare nuk mund të hyjnë në porte, nuk mund të sigurohen dhe ndaj anijeve nuk ofrohet shërbim”, tha ai.

Zëdhënësi Peskov potencoi se problemet lidhur me mbërritjen e produkteve ruse në tregjet ndërkombëtare nuk janë zgjidhur.

“Kur u arrit marrëveshje mbi planin e dërgesave të drithit, ishte kuptuar se heqja e pengesës para situatës në Detin e Zi do të ishte e lidhur me procesin e eksportit të produkteve ruse në tregjet ndërkombëtare. Njëra anë e kësaj marrëveshjeje u zgjidh me përfshirjen e drejtpërdrejt të Rusisë dhe përpjekjeve shumë të vlefshme ndërmjetësuese të Türkiye-s. Ndërsa pjesa e dytë nuk është zgjidhur. Kjo kërkon një bisedë të veçantë”, shtoi Peskov.

Related posts

Shpërthen makina e një shqiptari në Berlin, çfarë dyshojnë autoritetet

admin

Gjermania dhe Polonia zotohen të rrisin bashkëpunimin në mbrojtje

admin

Turqia zhvillon dronin e ri kamikaz të quajtur “Azab”

admin