RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kremlini: Putin nuk do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Prigozhinit

kremlini:-putin-nuk-do-te-marre-pjese-ne-ceremonine-mortore-te-prigozhinit

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, njoftoi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të themeluesit të grupit Wanger, Yevgeny Prigozhin, transmeton Anadolu.

Peskov, bëri vlerësime për gazetarët në kryeqytetin Moskë lidhur me ceremoninë mortore që pritet të mbahet së shpejti për Prigozhin, për të cilin është njoftuar se ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni privat.

Duke vënë në dukje se nuk kanë informacion lidhur me ceremoninë mortore, Peskov tha se “Për këtë çështje vendimet jepen nga familja dhe miqtë e tyre, nuk mund të themi asgjë pa ata. Nuk parashikohet që presidenti (Putin) të marrë pjesë”.

Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë (Rosaviatsiya) në një deklaratë të bërë më 23 gusht, njoftoi se 10 persona humbën jetën si pasojë e rrëzimit të avionit privat në Tver dhe se në mesin personave që humbën jetën ndodhej edhe themeluesi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Putin shprehu ngushëllime për familjet e atyre që humbën jetën në avion.

Related posts

Tërmet me magnitudë 6,4 ballë lëkund Japoninë

admin6

Kongresisti amerikan pas takimit me Osmanin, përmend rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit

rezart morina

KQZ-ja tregon sa qytetarë dolën në zgjedhje deri në orën 11:00

admin