RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kremlini: Raundi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë-SHBA është planifikuar më 1 shkurt në Abu Dhabi

kremlini:-raundi-i-dyte-i-bisedimeve-rusi-ukraine-shba-eshte-planifikuar-me-1-shkurt-ne-abu-dhabi

Kremlini tha sot se raundi i dytë i bisedimeve për paqe midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së do të zhvillohet në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi, më 1 shkurt, transmeton Anadolu.

“Negociatat janë planifikuar për më 1 shkurt. Domethënë paraprakisht, por për momentin po punojmë për këtë datë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov duke shtuar se bisedimet do të mbahen sërish në kryeqytetin e Emirateve.

Peskov gjithashtu mohoi se palët e përfshira në negociata nuk po diskutojnë aktualisht ndonjë listë dokumentesh dhe theksoi se diskutimet duhet të vazhdojnë pas dyerve të mbyllura.

“Këto negociata kanë të bëjnë me një temë shumë të ndjeshme. Janë negociata shumë komplekse. Dhe diskutimi publik i segmenteve të veçanta gjatë negociatave është i dëmshëm për vetë procesin”, shtoi ai.

Takimi i parë i tillë trepalësh mes delegacioneve të Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së u mbajt në Abu Dhabi gjatë dy ditëve javën e kaluar, të premten dhe të shtunën.

Si Kievi, ashtu edhe Washingtoni i përshkruan bisedimet si “konstruktive”, ndërsa Peskov tha se kontaktet kishin nisur në mënyrë konstruktive, por se mbetet “punë e konsiderueshme përpara”.

Related posts

Scholz: Gjermania nuk është më e varur nga gazi rus

admin

“Nuk trembemi nga kërcënimet”, Kurti: Vuçiç në koordinim me Rusinë po përgatit ultimatume të reja për Kosovën

admin

Gjermania zgjat mandatin e ushtarëve të saj për misionet në Kosovë, BeH dhe Liban

admin