RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kremlini: Retorika e NATO-s lidhur me ar’mët bë’rthamore te’nsionon situatën

kremlini:-retorika-e-nato-s-lidhur-me-ar’met-be’rthamore-te’nsionon-situaten

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se retorika e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, lidhur me armët bërthamore përshkallëzon situatën, transmeton Anadolu.

Lidhur me Samitin e Paqes për Ukrainën që u organizua nga Zvicra më 15-16 qershor, Peskov tha se ky samit nuk arriti të prodhojë zgjidhje për krizën e Ukrainës.

Duke tërhequr vëmendjen se Hungaria, Serbia dhe Türkiye mbështesin deklaratën e përbashkët të miratuar në samit, Peskov tha: “Kjo nuk do të prishë marrëdhëniet dypalëshe. Sigurisht ne do të marrim parasysh qasjet e këtyre vendeve. Kjo është e rëndësishme për ne. Ne do të vazhdojmë të shpjegojmë argumentet tona”.

Sa i përket deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg se “Në NATO janë bërë konsultime në lidhje me përgatitjen për përdorimin e kokës së armës bërthamore”, Peskov tha se “Kjo deklaratë është në kundërshtim me deklaratën e përbashkët të miratuar në samitin në Zvicër.

“Në këtë deklaratë thuhet se retorika të tilla janë të papranueshme. Prandaj, kjo (deklarata e Stoltenbergut) nuk është gjë tjetër veçse një element që e tensionon situatën”, thekson Peskov.

Ndërsa lidhur me deklaratën e ministrit të Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba se “Samiti i ardhshëm i paqes për Ukrainën duhet t’i japë fund konfliktit”, zëdhënësi Peskov tha se “Qasja e palës ruse për këtë çështje është transparente dhe e qëndrueshme. Këtë qasje e njeh mirë edhe Kuleba”.

Related posts

Libi, numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjeve në qytetin Derna shkon në mbi 2 mijë

rezart morina

Ushtria izraelite nis ofensivë të re në qendër të Rripit të Gazës

RTI

Roli i Erdogan në konfliktin në Gaza/ VOA: Marrëdhëniet e ndërlikuara të Turqisë me Izraelin dhe Hamasin

admin