RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Krerët e BE-së do të diskutojnë dhu’nën e ko’lonëve iz’raelitë në Br’egun Pe’rëndimor

kreret-e-be-se-do-te-diskutojne-dhu’nen-e-ko’loneve-iz’raelite-ne-br’egun-pe’rendimor

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian (BE) do të diskutojnë dhunën e vazhdueshme të kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar kur të takohen në Bruksel të enjten dhe të premten, ka thënë një zyrtar i lartë gjerman, transmeton Anadolu.

Dhuna e kolonëve në Bregun Perëndimor do të “diskutohet përsëri” dhe do të ketë “një shkëmbim mendimesh në nivel lidershipi”, u ka thënë zyrtari përfaqësuesve të mediave në Berlin sot, duke folur në kushte anonimiteti.

I pyetur se çfarë do të diskutojnë konkretisht krerët e shteteve dhe qeverive evropiane për këtë çështje, zyrtari nuk ka dhënë detaje.

Blloku 27-vendesh ka shprehur vazhdimisht “shqetësim të madh” për përkeqësimin e situatës në Bregun Perëndimor të pushtuar, ku dhuna e kolonëve, frikësimi dhe shkatërrimi i shtëpive dhe pronave kanë vazhduar të rriten gjatë muajve të fundit, veçanërisht që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor.

BE-ja i ka bërë thirrje Izraelit “të shtojë përpjekjet për të parandaluar dhunën e përsëritur të kolonëve kundër palestinezëve dhe për të siguruar që autorët e krimeve të mbahen përgjegjës”.

Ajo ka përsëritur gjithashtu se vendbanimet kolone janë “të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar dhe përbëjnë pengesë për paqen”.

Gjermania ka kritikuar tashmë planet e ushtrisë izraelite për t’ia zhvendosur kontrollin e Bregut Perëndimor të pushtuar grupeve pro kolonëve.

Related posts

Rritje enorme e sulmeve raciste ndaj myslimanëve në Austri

admin

Erdoğan dhe Guterres diskutojnë mbi zhvillimet në luftën Rusi-Ukrainë dhe korridorin e drithit

admin

Muri i Lotëve, historia tragjike e njërit prej objekteve më të famshme në Jeruzalem

admin