RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kreu i agjencisë izraelite Shin Bet pranon dështimin për të parandaluar sulmin e Hamasit më 7 tetor

kreu-i-agjencise-izraelite-shin-bet-pranon-deshtimin-per-te-parandaluar-sulmin-e-hamasit-me-7-tetor

Shefi i agjencisë izraelite të sigurisë së brendshme Shin Bet, Ronen Bar, pranoi dështimin për të parandaluar sulmin e Hamasit të 7 tetorit, transmeton Anadolu.

“Ne të gjithë ndiejmë se sigurinë, për të cilën ishim gjithmonë krenarë, nuk ia garantuam popullit të Izraelit më 7 tetor”, tha Bar në një ceremoni përkujtimore të mbajtur në selinë e agjencisë Shin Bet në Tel Aviv.

“Ne të gjithë e ndjejmë humbjen, ndjenjën se mund ta kishim parandaluar dhe si drejtues i agjencisë dhe përgjegjës për aktivitetet e agjencisë, unë e ndjej atë ndoshta më shumë se kushdo”, shtoi ai.

Bar tha se Shin Bet po ndërmerr një “hetim të thellë të rolit të saj në dështimet e 7 tetorit”.

“Një hetim i dhimbshëm dhe domethënës. Ne do të mësojmë nga kjo dhe do të korrigjojmë atë që kërkohet”, tha ai, duke shtuar: “Pa besimin e opinionit tek institucionet shtetërore dhe tek ne, ne nuk kemi të drejtë të ekzistojmë”.

Izraeli ka vrarë mbi 35 mijë palestinezë në Gaza, si hakmarrje për një inkursion ndërkufitar të 7 tetorit nga Hamasi, në të cilin sipas Tel Avivit u vranë rreth 1.200 njerëz.

Rreth 85 për qind e 2.3 milionë banorëve të Gazës janë zhvendosur brenda enklavës, ku ka mungesë të gjerë të ushqimit, ujit dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar tha se “besohet” se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza, si dhe urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet e tilla dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Related posts

Bjellorusia vendosi forca shtesë mbrojtëse në kufirin me Ukrainën, Lukashenko jep garanci: Nuk do të lejoj asnjë përleshje

admin

SHBA kritikon mbylljen e degëve të bankës serbe në veri të Kosovës

RTI

UNODC: Krizat ndryshojnë modelet e trafikimit

admin