RTV AHIRETI
Lajme

Kreu i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas viziton Turqinë

kreu-i-autoritetit-palestinez-mahmud-abbas-viziton-turqine

Udhëheqësi i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas fillon sot një vizitë dyditore në Turqi. Analistët thonë se për Ankaranë vizita është një mundësi për të rikthyer ndikimin e saj rajonal pas izolimit në rritje dhe vrasjes së udhëheqësit kryesor të Hamasit, Ismail Haniyeh.

Ndërsa lufta e Izraelit kundër Hamasit ende po vazhdon, udhëheqësi i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas sot fillon një vizitë dyditore në Turqi, gjatë së cilës ai do të mbajë një fjalim në Parlamentin turk. Por analistët thonë se vizita ka të ngjarë të jetë më shumë një përpjekje për të kënaqur bazën e brendshme politike të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan sesa për të luajtur një rol domethënës në zgjidhjen e konfliktit.

Presidenti turk Erdogan e ka kritikuar publikisht zotin Abbas, duke akuzuar udhëheqësin palestinez se fillimisht kishte refuzuar ftesën e tij për të vizituar Turqinë. Udhëheqësi turk pretendon të jetë një urë lidhëse midis Autoritetit Palestinez dhe Hamasit, por analistët thonë se pritja e fundit nga Kina e udhëheqësve të fraksioneve palestineze është një shenjë se zoti Erdogan është rrëzuar nga ai rol.

Analistët paralajmërojnë se çdo shpresë se vizita e zotit Abas mund të jetë një paralajmërim për një rol më të madh të Ankarasë në përfundimin e luftimeve në rajon ka të ngjarë të përfundojë në zhgënjim. Ata thonë se ka më shumë mundësi që konferenca për shtypin e zotit Erdogan me udhëheqësin palestinez Abbas të shfrytëzohet nga Presidentit turk për të kënaqur bazën e tij konservatore./VoA

The post Kreu i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas viziton Turqinë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Nis takimi trepalësh në Bruksel – diskutohet për dinarin

rezart morina

Azemi: Mbi 80% e kompanive kanë mungesë të punëtorëve

rezart morina

Në Holandë miratohet rezoluta për vendosjen e vizave për Serbinë

admin