Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Ali Erbaş, dënoi dhënien e lejes për të djegur Kuranin para ambasadës së Turqisë në Stockholm të Suedisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale Erbaş deklaroi: “Dënoj dhe mallkoj fuqimisht dhënien e lejes nga autoritetet suedeze ndaj një veprimi i cili synon djegien para ambasadës së Turqisë në Stockholm të librit tonë famëlartë, Kuranit, i cili është dërguar për të ndriçuar njerëzit nga injoranca”.
“Autoritetet suedeze me qëndrimin e tyre që kanë paraqitur janë bërë bashkautorë në krimin e urrejtjes së kryer kundër Islamit, muslimanëve dhe Turqisë, dhe gjithashtu kjo ka vendosur në objektiv paqen shoqërore. Do të vazhdojmë deri në fund luftën tonë kundër këtyre mentaliteteve të pista”, tha Erbaş.