RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kreu i He’zbollahut: Përgjigjja jonë për vr’asjen e ko’mandantit nga Iz’raeli është e pashmangshme

kreu-i-he’zbollahut:-pergjigjja-jone-per-vr’asjen-e-ko’mandantit-nga-iz’raeli-eshte-e-pashmangshme

Hezbollahu tha se përgjigja e tij ndaj vrasjes së komandantit të lartë nga Izraeli, Fouad Shukr, është “e pashmangshme”, mes frikës në rritje për një luftë të plotë midis dy palëve, raporton Anadolu.

Shukr u vra në një sulm ajror izraelit në periferinë jugore të Bejrutit më 30 korrik. Izraeli pretendonte se komandanti i Hezbollahut qëndronte pas një sulmi me raketë që vrau 12 njerëz në qytetin Druze në Lartësitë e Golanin, territor sirian që Izraeli e mban nën pushtim.

“Gjendja e pritjes në Izrael është pjesë e betejës”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në një fjalim televiziv.

Ai u shpreh se Hezbollahu mund “brenda gjysmë ore ose një ore” të shkatërrojë fabrikat kimike, teknologjike dhe ushqimore në Izraelin verior, të cilat u deshën 34 vjet për t’u ndërtuar.

“Ne do të përgjigjemi, por me mendim dhe maturi”, tha kreu i Hezbollahut, duke shtuar: “Pritja e Izraelit për përgjigjen tonë është pjesë e dënimit”.

Frika është rritur për një luftë të plotë midis Izraelit dhe grupit libanez Hezbollah në mes të një shkëmbimi disa mujor të të shtënave në rajonin ndërkufitar.

Përshkallëzimi vjen në sfondin e një sulmi izraelit në Gaza, ku janë vrarë mbi 39.600 njerëz që nga tetori i kaluar pas një sulmi nga Hamasi.

Related posts

Rusia dënon me 16 vite burg gazetarin amerikan, akuzohet për mbledhjen e informacioneve sekrete me urdhër të CIA-s

admin

Horror në Britani, policia zbulon një valixhe me eshtrat e dy personave! Publikohet fotoja e autorit të dyshuar

admin

OKB: Rreth 80 mijë njerëz u larguan nga Rafah për shkak të sulmit izraelit

admin