RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kreu i Inteligjencës së Brendshme Izraelite viziton Kajron për të zbutur “krizën Izrael-Egjipt”

kreu-i-inteligjences-se-brendshme-izraelite-viziton-kajron-per-te-zbutur-“krizen-izrael-egjipt”

Kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Brendshme Izraelite Shin-Bet (Shabak), Ronen Bar, ka vizituar Egjiptin për të zbutur krizën politike mes Tel Avivit dhe Kajros, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e transmetuesit publik izraelit KAN, thuhet se Bar ka zhvilluar bisedime në Kajro me zyrtarë të Egjiptit.

Në lajm vihet theksi se vizita e Bar ka për qëllim “zbutjen e krizës mes Izraelit dhe Egjiptit dhe rikthimin e marrëdhënieve në rrjedhën e tyre të shëndetshme”.

Nga autoritetet egjiptiane nuk është bërë ende ndonjë deklaratë lidhur me çështjen.

Sipas raporteve të publikuara në median izraelite dhe ndërkombëtare, Egjipti pas sulmeve të fundit të Izraelit në Rripin e Gazës kërkoi uljen e tensionit në Bregun Perëndimor. Por mes dy vendeve u përjetua krizë politike pasi administrata e Tel Avivit injoroi kërkesën në fjalë të Kajros.

Sulmi i Izraelit ndaj Gazës

Ushtria izraelite më 5 gusht, filloi sulmet ndaj disa pikave të cilat pretendonte se i përkisnin Xhihadit Islamik në Rripin e Gazës.

Si pasojë e sulmeve që vazhduan për tre ditë humbën jetën 49 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë. Nga Gaza në drejtim të Izraelit u lëshuan qindra raketa, por që në Izrael nuk u regjistruan humbje jete.

Me ndërmjetësimin e Egjiptit, mes palëve u sigurua armëpushim në mbrëmjen e 7 gushtit. /aa

Related posts

Sekretari britanik: Jam i frustruar dhe zhgënjyer me sjelljen e Serbisë, Banjska ishte rrezik i madh

rezart morina

Shtëpia e Bardhë mohon pretendimin se SHBA-ja ndodhet pas sulmeve ndaj Kremlinit

rezart morina

Ish-avokatja e Donald Trump pranon të bashkëpunojë me drejtësinë për çështjen e votuesve të rremë në zgjedhjet e vitit 2020

admin