RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nga 3 orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

nga-3-ore-pritje-ne-merdare-per-te-dale-nga-kosova

Bashkatdhetarët tanë të cilët kanë filluar të kthehen nëpër vendet ku jetojnë e punojnë, po vazhdojnë të përballën me pritje të gjata në kufi për të dalë nga Kosova.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot në Merdarë udhëtarët po presin mbi 3 orë për të dalë nga Kosovë, ndërsa kolona është e gjatë një kilometër e gjysmë.

Pritje ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Njoftohet se për të dalë nga Kosova mërgimtarëve iu duhet të presin 60 deri në 70 minuta.

Po ashtu, pritje deri deri në 30 minuta për të dalë nga Kosova ka edhe në Jarinjë dhe Mutivodë.

Pikat tjera kufitare të Kosovës raportohet se nuk janë të ngarkuara dhe pritjet për hyrje-dalje shkojnë maksimum deri në 10 minuta.

Related posts

Lajçak takon Vjosa Osmanin në New York: Vlerësoj idetë e Presidentes së Kosovës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

admin

Lufta në Ukrainë/ Rusia rrit prodhimin e donëve, Presidenti Putin: Kemi dhjetëfishuar kapacitetet për të fituar në fushën e betejës

admin

Ukraina: Të paktën 16 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga sulmi rus në Ternopil

RTI