RTV AHIRETI
Lajme

Kreu i OBSH-së: Ndryshimi klimatik nuk është një kërcënim i largët

kreu-i-obsh-se:-ndryshimi-klimatik-nuk-eshte-nje-kercenim-i-larget

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, theksoi se ndryshimi klimatik nuk është një kërcënim i largët dhe se ai ndikon jetët dhe ekosistemet, transmeton Anadolu.

Ghebreyesus bëri një vlerësim lidhur me ndryshimin e klimës përmes një postimi nga platforma e medias sociale X, njohur më parë si Twitter.

“Ndryshimi klimatik nuk është një kërcënim i largët. Aktualisht po realizohet, po ndikon jetët dhe ekosistemet. Të mblidhemi, të reduktojmë emetimet, të mbështesim qëndrueshmërinë dhe të krijojmë një rrugë të vazhdueshme”, deklaroi Ghebreyesu.

Kreu i OBSH-së ka tërhequr vëmendjen se përveç përmbytjeve dhe zjarreve shkatërruese në të gjithë botën po përjetohen valë e motit të nxehtë dhe thatësira afatgjata.

Ghebreyesus theksoi se e ardhmja e botës dhe e brezave të rinj varet nga këto hapa që do të hidhen në çështjen e klimës.

Kohët e fundit në të gjithë botën po përjetohen ngjarje ekstreme natyrore, ku korriku 2023 është regjistruar si muaji më nxehtë deri më tani.

Related posts

Hetimi për përmbajtje seksuale dhe deepfake ndaj X, Elon Musk thirret për t’u marrë në pyetje nga prokurorët në Francë

admin

BE: Serbia s’mund të anëtarësohet pa normalizim me Prishtinën! Lobimi kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE, shkelje e Marrëveshjes së Ohrit

admin

Lufta në Iran, Macron bisedë telefonike me Pezeshkian: Sulmet ndaj fqinjëve janë të papranueshme, angazhohuni në negociata!

admin