RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kreu i OKB-së dënon përdorimin e inteligjencës artificiale gjatë bombardimeve në Gaza

kreu-i-okb-se-denon-perdorimin-e-inteligjences-artificiale-gjate-bombardimeve-ne-gaza

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se është “thellësisht i shqetësuar” nga raportimet për përdorimin e Inteligjencës Artificiale (IA) nga ushtria izraelite në fushatën e saj bombarduese në Gaza, raporton Anadolu.

Duke deklaruar se IA përdoret si një mjet për identifikimin e objektivave, veçanërisht në zonat e banuara me popullsi të dendur, duke rezultuar në një numër shqetësues të viktimave civile, Antonio Guterres tha: “Asnjë pjesë e vendimeve për jetë dhe vdekje që ndikojnë familje të tëra nuk duhet t’i delegohet llogaritjeve gjakftohta të algoritmeve”.

“IA duhet të përdoret si një forcë për të mirën, për të sjellë përfitime në botën, jo për të kontribuar në luftën në një nivel industrial, duke mjegulluar përgjegjësinë”, tha Guterres gjatë një konference për media.

Lidhur me sulmin izraelit që vrau shtatë punonjës humanitarë të organizatës bamirëse ushqimore World Central Kitchen (WCK) në fillim të kësaj jave, Guterres tha se qeveria izraelite ka pranuar gabimet.

“Por problemi thelbësor nuk është se kush i bëri gabimet, janë procedurat ushtarake që lejojnë që ato gabime të shumohen herë pas here”, tha ai.

Izraeli ka vrarë më shumë se 33,000 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, në Rripin e Gazës që nga një sulm i 7 tetorit nga grupi palestinez Hamas, i cili mori 1,200 jetë.

Related posts

Takim i ri për dialogun Kosovë – Serbi së shpejti në Bruksel

rezart morina

Siri, fëmijët viktimë të tërmetit vazhdojnë shkollimin në klasa të përkohshme

rezart morina

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Trump kthehet në vendin e atentatit të tij të parë, ish-presidenti do të mbajë fjalim në Pensilvani i shoqëruar dhe nga Elon Musk

admin