RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA, tërmet 4.8 ballësh ndjehet në New Jersey dhe New York

shba,-termet-4.8-ballesh-ndjehet-ne-new-jersey-dhe-new-york

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi se një tërmet me magnitudë 4.8 goditi pjesën verilindore të SHBA-së, respektivisht shtetet New Jersey dhe New York, transmeton Anadolu.

“Një tërmet me magnitudë 4.8 goditi në perëndim të Manhatanit dhe është ndjerë në të gjithë New York-un”, u shpreh në X guvernatorja e New York-ut, Kathy Hochul.

“Ekipi im është duke vlerësuar ndikimet dhe çdo dëm që mund të ketë ndodhur. Ne do të njoftojmë opinionin gjatë gjithë ditës”, ka shkruar ajo.

Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme.

Related posts

Gjermania i bën thirrje SHBA-së të respektojë sovranitetin territorial të Grenlandës

Muhamet Ramadani

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja në pikat kufitare

admin

Zyrtarë të Ballkanit Perëndimor në ADF: Besim dhe lidhshmëri për të siguruar paqe të qëndrueshme

admin