Shefi i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë të Administratës Rajonale Kurde të Irakut (KRG), Sefin Dizayi tha se Iraku humbi rreth 5.5 miliardë dollarë për shkak të ndalimit të eksportit të naftës së KRG-së, transmeton Anadolu.
Duke bërë një deklaratë për mediat lidhur me këtë temë, Dizayi tha se Turqia mbështet rifillimin e eksportit të naftës së KRG-së dhe se KRG është shumë e gatshme në këtë drejtim.
“Bagdadi zyrtarisht thotë se ata janë gati, por ende nuk ka ndërmarrë ndonjë hap praktik”, tha Dizayi duke shtuar se vazhdojnë përpjekjet për të rifilluar rrjedhën e naftës.
Ai theksoi se Iraku ka pësuar humbje financiare prej rreth 5.5 miliardë dollarësh më 25 mars, për shkak të ndërprerjes së eksportit të naftës së KRG-së.
Pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit me seli në Paris për eksportet e naftës midis Turqisë dhe Irakut, u raportua se më 25 mars u ndal rrjedha e naftës nga Iraku në portin Ceyhan të Turqisë.