RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Meksikë, 6 të vrarë në një sulm në qytetin kufitar në jug të vendit

meksike,-6-te-vrare-ne-nje-sulm-ne-qytetin-kufitar-ne-jug-te-vendit

Të paktën 6 persona u vranë në një sulm të armatosur në qytetin kufitar Chiapas, në jug të Meksikës, transmeton Anadolu.

Prokurorët e shtetit në Chiapas njoftuan për sulmin e armatosur ndaj një kamioni në rrugën e njohur si rruga e emigrantëve në zonën kufitare, 50 kilometra nga qarku shtetëror Siltepec.

Gjashtë persona në kamion u vranë në sulm.

Megjithëse rajoni njihet si rrugë e emigrimit, thuhet gjithashtu se kohët e fundit ka qenë skena e një lufte për pushtet midis karteleve Jalisco dhe Sinaloa.

Informacioni mbi identitetin e personave të vrarë nuk është bërë i ditur.

Pas sulmit, në Motozintla, qyteti më i madh në rajon, banorët protestuan, duke thënë se kartelet kishin kërcënuar dhe zhvatur banorët e rajonit.

Related posts

“Shqipëria i bashkohet Fondacionit të Aleatëve të Izraelit”

Muhamet Ramadani

FOTO/ Pluhuri saharian ‘pushton’ Athinën, qyteti dhe zonat përreth mbulohen nga mjegulla portokalli

admin

Gjuan me armë në një sallë dasmash, arrestohet një person në Ferizaj

admin