RTV AHIRETI
Shëndetësi

Krimbat e zorrëve te fëmijët, si t’i trajtojmë?

krimbat-e-zorreve-te-femijet,-si-t’i-trajtojme?

Parazitët e zorrëve ose të njohur ndryshe si krimbat e zorrëve, janë krimba të bardhë e të vegjël, të cilët infektojnë organizmin.

Këta parazitë janë shumë të zakonshëm dhe prekin pothuajse gjysmën e fëmijëve nën 10 vjeç. Rreziku që anëtarët e tjerë të familjes të infektohen është 75%.
Dy arsyet kryesore të shfaqjes së tyre janë mungesa e higjienës, si moslarja e duarve pasi shkoni në tualet dhe kontakti me objekte që mbajnë vezë të krimbave.

Simptoma kryesore e pranisë së këtyre parazitëve është kruajtja në pjesën e organit gjenital, e cila përkeqësohet gjatë natës dhe mund të prishë gjumin.

Përveç trajtimit mjekësor, mund t’i luftoni parazitët me këto ushqime:

Farat e kungullit

Ato përmbajnë aminoacide, acide yndyrore, vitamina dhe minerale që kanë aftësi të lokalizojnë parazitët dhe t’i shkatërrojnë ato.

Qitro

Qitroja përmban ushyqes me veti anti-bakteriale që shkatërrojnë parazitët e zorrëve.

Hithra

Duhet të zieni hithrën dhe filtroni lëngun e saj. Këtë lëng bashkojeni me hudhra të shtypura. Duhet që fëmija juaj të pijë nga një lugë çdo mëngjes e çdo mbrëmjë pak para se të flëjë gjumë.

Related posts

Kujdes, ekspertët paralajmërojnë se këto ushqime të gatuara në mikrovalë mund të kenë pasoja të rënda në shëndet

admin

Pse duhet të pini një gotë ujë para kafesë së parë të mëngjesit?

Kushtrim Guraj

Një në dhjetë persona vuan nga problemet me veshkat

admin