RTV AHIRETI
Uncategorized

Krismat alarmojnë Kaçanikun: 75-vjeçari dyshohet se qëlloi drejt një shtëpie

krismat-alarmojne-kacanikun:-75-vjecari-dyshohet-se-qelloi-drejt-nje-shtepie

Policia e Kosovës ka arrestuar një 75-vjeçar në fshatin Begrac të Kaçanikut, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një shtëpie.

Sipas policisë, rasti është raportuar më 19 maj rreth orës 15:20, pasi banorët kishin dëgjuar të shtëna me armë. Njësitë policore që dolën në vendin e ngjarjes konstatuan dëmtime në kornizën e një dritareje dhe në murin e jashtëm të shtëpisë.

Gjatë ekzaminimit të zonës, policia ka dëgjuar edhe një tjetër të shtënë në afërsi, çka ka çuar në identifikimin dhe ndalimin e të dyshuarit me inicialet A.G.

Tek ai janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, një gëzhojë e përdorur dhe një fishek, të cilat janë marrë si prova materiale.

Me urdhër të prokurorit të rastit, ndaj të dyshuarit janë iniciuar procedura për veprat penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje e armës pa leje”.





Related posts

SWE Diverse Podcast Ep 263: How to Create a Moms Group in Your Organization With Heather Ulrich of Caterpillar

Zjarr i madh pranë Selanikut, evakuohen banorët ndërsa tymi mbulon periferitë

Kushtrim Guraj

Sekuestrohen 100 mijë euro të padeklaruara te Dheu i Bardhë, gjenden në autobus –

Kushtrim Guraj