RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kriza e emigrantëve në Ceuta, Gjermania kërkon që mbrojtja e kufijve të BE-së të bëhet “prioritet absolut”

kriza-e-emigranteve-ne-ceuta,-gjermania-kerkon-qe-mbrojtja-e-kufijve-te-be-se-te-behet-“prioritet-absolut”

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, i bëri thirrje Komisionit Evropian që mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian ta vendosë si një “prioritet absolut”, pas mbërritjes së dhjetëra mijëra emigrantëve në enklavën spanjolle të Ceutës nga Maroku.

“Në Ceuta, gjatë ditëve të fundit, u përballëm me një provë të jashtëzakonshme, të cilën e kaluam me sukses”, deklaroi Wadephul për gazetën “Bild”, duke theksuar se ngjarjet treguan gjithashtu dobësitë e Evropës.

“Prandaj pres që Komisioni Evropian ta bëjë mbrojtjen e kufijve të jashtëm një prioritet absolut, në mënyrë që të mos rrezikohet më tej sistemi Shengen, i cili garanton lëvizjen e lirë brenda BE-së”, u shpreh ai.

Sipas ministrit gjerman, një politikë efektive migracioni varet nga bashkëpunimi me vendet jashtë Evropës.

“Për të kontrolluar emigracionin e paligjshëm, na duhen partnerë jashtë Evropës, si në këtë rast Maroku”, tha Wadephul, duke vlerësuar bashkëpunimin mes Spanjës dhe Marokut për zgjidhjen e shpejtë të krizës.

Sipas të dhënave, 50 000 deri në 60 000 persona mbërritën në Ceuta nga Maroku brenda një periudhe shumë të shkurtër, ndërsa të paktën 67 persona humbën jetën gjatë përpjekjes për ta kaluar kufirin.

Related posts

Hoti: Nuk kam kërkuar kurrë postin e presidentit, emri im u përmend për të zgjidhur ngërçin politik

Kushtrim Guraj

“Argëtohuni dhe shijojeni”- Trump reagon pas publikimit të dokumenteve sekrete për UFO-t: E mbajta premtimin, tani vendosni vetë se çfarë po ndodh me to!

admin

Kosova sërish në zgjedhje të parakohshme?! Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg një marrëveshjeje, s’ka dakordësi as për presidentin

admin