RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kriza energjetike në Itali, sondazhi: 90% e qytetarëve të frikësuar për dimrin dhe faturat e shtrenjta

kriza-energjetike-ne-itali,-sondazhi:-90%-e-qytetareve-te-frikesuar-per-dimrin-dhe-faturat-e-shtrenjta

90% e italianëve shprehen të shqetësuar për idenë se si do të përballojnë dimrin që po vjen, për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimit faturave të energjisë. Të dhënat janë publikuar nga sondazhi i kryer nga Quorum/ Youtrend.

Sipas sondazhit, 43% e qytetarëve besojnë se Italia duhet të investojë në energjinë bërthamore, 37% janë kundër, ndërsa 18% nuk kanë shprehur asnjë mendim në lidhje me energjinë bërthamore. Qeveria e kryeministrit italian Mario Draghi ka miratuar që nga fillimi i vitit ndihma urgjente për familjet dhe bizneset e vendit, në total pesëdhjetë miliardë euro.

Ndër të tjera, ai uli taksat shtetërore për karburantet me tridhjetë cent për litër, miratoi rimbursimet e taksave për bizneset që konsumojnë një sasi të madhe gazi natyror, si dhe uljen e TVSH-së në 5% për faturat e gazit dhe energjisë elektrike të dërguara për tridhjetë milionë familje dhe gjashtë milionë ndërmarrje tregtare.

Në të njëjtën kohë, qeveria Draghi bëri një përpjekje të madhe me qëllimin e taksimit të fitimeve të tepërta të kompanive të energjisë. Por, për momentin, nga gjithsej borxhet ndaj publikut që llogariteshin në dhjetë miliardë euro, vetëm një miliard është paguar në arkën e shtetit.

Për sa i përket kursimit të energjisë, për momentin, rregullat e reja kanë të bëjnë vetëm me ndërtesat që i përkasin publikut italian: parashikohet që temperatura e kondicionerit të mos jetë më e ulët se njëzet e pesë gradë dhe e radiatorit më e lartë se njëzet e një. /abcnews

Related posts

I bëri Europës thirrje të rrisë reagimin ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë, fotot e Macron duke bërë boks shkaktojnë reagime të shumta në Francë

admin

Turqi, gruaja panameze konvertohet në Islam dhe merr emrin Ajshe

admin

Osmani kërkon që BE-ja të jetë më e zëshme karshi tendencave destabilizuese të Serbisë

admin