RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kriza prek gjermanët, 10% nuk kanë përdorur fare ngrohje deri në fund të nëntorit

kriza-prek-gjermanet,-10%-nuk-kane-perdorur-fare-ngrohje-deri-ne-fund-te-nentorit

Një në dhjetë gjermanë nuk ka përdorur fare ngrohje deri në fund të nëntorit, ndërsa pjesa më e madhe e pjesës tjetër kanë ndryshuar ndjeshëm qëndrimin e tyre ndaj përdorimit të ngrohjes në shtëpi.

Sipas një sondazhi të institutit YouGov në emër të Agjencisë Gjermane të Lajmeve (dpa), 10% e gjermanëve nuk e kishin ndezur fare ngrohjen në shtëpi, ndërsa nga pjesa tjetër, 68% deklaruan se e ngrohin shtëpinë e tyre më pak se në periudhën korresponduese të vitit të kaluar, për shkak të rritjes së çmimit të energjisë dhe 50% që përdor “shumë më pak ngrohje”.

Shumë sisteme ngrohjeje punojnë me lëndë djegëse fosile, të tilla si nafta ose gazi natyror, të cilat rëndojnë mjedisin. Megjithatë, ky nuk duket të jetë një argument vendimtar për të anketuarit të cilët janë shprehur se po kursejnë kryesisht për shkak të krizës.

Sipas rezultateve të sondazhit, vetëm 6% do të donin të mbronin klimën duke ngrohur më pak shtëpinë e tyre. 56% po përpiqen të kursejnë para, 20% sepse mendojnë se nuk është aq ftohtë dhe 15% sepse duan të ndihmojnë në kursimin e energjisë.

Related posts

Vendet e BE-së kërkojnë respektimin e ligjit ndërkombëtar pas veprimit ushtarak të SHBA-së në Venezuelë

RTI

OKB: Numër alarmant i fëmijëve të vrarë në Sudan

Muhamet Ramadani

Stoltenberg: Rreziku më i madh do të ishte fitorja e Rusisë në Ukrainë

admin