RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kroacia/ 9 miliardë euro nga Politika e Kohezionit në periudhën 2021-2027

kroacia/-9-miliarde-euro-nga-politika-e-kohezionit-ne-periudhen-2021-2027

Kroacia do të marrë një total prej 9 miliardë eurosh nga Politika e Kohezionit në periudhën 2021-2027, në kuadër të Marrëveshjes së Partneritetit me Komisionin, për të promovuar kohezionin ekonomik, social dhe territorial të rajoneve të saj dhe tranzicionin e gjelbër dhe dixhital.

Këto investime do të ndihmojnë në uljen e pabarazive ekonomike rajonale dhe do të rrisin aftësitë, trajnimin dhe mundësitë e punësimit. Fondet e BE-së do të mbështesin gjithashtu zhvillimin e një ekonomie kroate më konkurruese, inovative dhe të orientuar nga eksporti.

Kroacia do të përdorë gati 31% të Fondit Europian Rajonal dhe të Zhvillimit (ERDF) dhe 39% të burimeve të Fondit të Kohezionit, për objektivat e klimës.

Në veçanti, 2.56 miliardë euro do të ndihmojnë vendin të përmirësojë efikasitetin e energjisë, të rrisë pjesën e burimeve të rinovueshme në prodhimin e energjisë elektrike, të zhvillojë ekonominë dhe të mbështesë përpjekjet e klimës dhe biodiversitetin.

Më shumë se 650 milionë euro do të investohen në klimë dhe biodiversitet.

Për më tepër, 179 milionë euro nga Fondi i Tranzicionit të Drejtë (JTF), do të zbusin efektet ekonomike dhe të punësimit, që do të vijnë nga tranzicioni i gjelbër.

Kjo do të bëhet përmes dekarbonizimit të industrive të mëdha, forcimit të sipërmarrjes, investimit në aftësitë e punëtorëve, diversifikimit të ekonomisë në rajonet më të prekura, rritjes së bashkëpunimit midis bizneseve dhe rritjes së mundësive të punësimit.

Related posts

Arabia Saudite vlerëson njohjen e shtetit palestinez nga disa vende evropiane

admin6

“Gjermania mund të mos përmbushë premtimet e saj ndaj NATO-s”

rezart morina

Franca organizon konferencën ndërkombëtare në ndihmë të Ukrainës

admin