RTV AHIRETI
Shëndetësi

Niseni ditën me smoothien e gjelbër që ju jep shumë energji

niseni-diten-me-smoothien-e-gjelber-qe-ju-jep-shume-energji

Ky smoothie që ndryshe njihet si “lëngu i shtatë super ushqimeve” përmban shtatë ushqime shumë të shëndetshme që kur kombinohen së bashku formojnë ‘një bombë të vitaminave’ me shumë fibra.

Ky lëng i gjelbër është një opsion shumë i mirë për ta nisur ditën sepse nëse e konsumoni në vend të mëngjesit do t’ju japë shumë energji përgjatë gjithë ditës.

Përbërësit:

2 filxhanë qumësht të bajameve

1 banane

1 portokall

Gjysmë filxhani mjedra

5 dredhëza të madhësisë së mesme

3 gjethe spinaqi të freskëta

2 filxhanë të mbushur me kube akujsh

Përgatitja:

Lani mirë të gjithë përbërësit. Më pas, qëroni ata dhe vendosni të gjithë në blender. Pasi masa të jetë bërë homogjene, mund ta servoni menjëherë.

Këshillë:

Mos i vendosni përbërësit e këtij smoothie në një shtrydhës të lëngjeve se smoothiet e gjelbër e humbasin një sasi të madhe të fibrave në shtrydhësin e lëngjeve.

Related posts

Vitamina C: Përfitimet e saj të mrekullueshme dhe në cilat ushqime e gjejmë

Kushtrim Guraj

Mjekët do paguhen më shumë! Mjekët specialistë mirëpresin vendimin për shtesën 50 mijë lekë në muaj

admin

​Osteoartriti: Shkaku, simptomat dhe si ta trajtojmë këtë sëmundje serioze të kyçeve?

admin