RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kroacia dhe Bullgaria bllokojnë mbi 35 tonë speca nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për shkak të pesticideve

kroacia-dhe-bullgaria-bllokojne-mbi-35-tone-speca-nga-shqiperia-dhe-maqedonia-e-veriut-per-shkak-te-pesticideve

Autoritetet në Kroaci dhe Bullgari kanë bllokuar mbi 35 tonë speca me origjinë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, pasi analizat laboratorike zbuluan nivele të pesticideve që nuk përmbushnin kërkesat përkatëse, transmeton Anadolu.

Sipas mediave lokale, në Kroaci janë asgjësuar 14,7 tonë speca të kuq me origjinë nga Shqipëria, pasi analizat zbuluan përqendrim prej 0,050 miligramësh për kilogram të fungicidit prokvinazid, përdorimi i të cilit nuk lejohet te specat.

Më herët, më 7 shtator, një ngarkesë tjetër kishte kaluar përmes një tregtari nga Maqedonia e Veriut, i cili kishte blerë specat nga një fermer shqiptar për t’i rieksportuar në Kroaci dhe sipas raportimet ai nuk kishte qenë në dijeni të nivelit të pesticidit në produkt.

Ndërkohë, raportohet se autoritetet bullgare brenda një muaji kanë ndaluar dy dërgesa me gjithsej mbi 21 tonë speca me origjinë nga Maqedonia e Veriut për shkak të niveleve të larta të pesticideve.

Në rastin e fundit, 9,5 tonë speca u ndaluan nga Agjencia Bullgare e Sigurisë Ushqimore dhe pritet të asgjësohen, ndërsa në gusht një ngarkesë tjetër prej 11,6 tonësh ishte kthyer në Maqedoninë e Veriut.

Të dyja rastet u zbuluan pas kontrolleve dhe analizave laboratorike të produkteve.

Related posts

Serbët e Kosovës nisen në Serbi për të votuar, krijohen kolona të gjata në pikat kufitare

Muhamet Ramadani

Propozimi i ministrit austriak për qasje të policisë në mesazhe ndez polemika

admin

Rritet në 40.265 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

admin