RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KRU Prishtina njofton për intervenime në disa zona të kryeqytetit

kru-prishtina-njofton-per-intervenime-ne-disa-zona-te-kryeqytetit

ompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë sot intervenime teknike në disa zona të shërbimit.

Punimet pritet të zhvillohen në këto rrugë: “Pashko Cara”, “Gani Demolli”, “Aleksandër Moisiu”, “Qazim Bajraktari”, “Rexhep Shema”, “Agim Ramadani” dhe “Vëllëzërit Fazliu”.

Sipas kompanisë, nevoja për këto intervenime vjen si pasojë e dëmtimeve të infrastrukturës, të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm.

KRU Prishtina thekson se mirëmbajtja e rregullt është domosdoshmëri për sigurimin e një infrastrukture funksionale dhe të qëndrueshme të ujësjellësit.

Kompania u kërkon qytetarëve mirëkuptim gjatë realizimit të punimeve.

Related posts

Protestuesit mblidhen në Stokholm kundër veprimeve të Izraelit në Gaza

admin

Vritet një person në Gjakovë, një tjetër plagoset

Irfan Jahiu

Altun: Zgjedhjet pasqyruan vullnetin e kombit

Muhamet Ramadani