RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KRU “Prishtina” për gjendjen e rezervave të ujit: Badoci dhe Batllava janë nën nivelin maksimal

kru-“prishtina”-per-gjendjen-e-rezervave-te-ujit:-badoci-dhe-batllava-jane-nen-nivelin-maksimal

Gjendja e rezervave të ujit në akumulimet kryesore vazhdon të jetë nën monitorim, ndërsa KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se sasia aktuale e ujit garanton furnizim deri në fund të vitit 2026, me kusht që uji të përdoret në mënyrë racionale.

Sipas të dhënave të fundit, niveli i ujit në Liqenin e Badocit është rreth 2 metra nën nivelin maksimal të mbushjes, ndërsa në Liqenin e Batllavës niveli është 1.69 metra nën kuotën maksimale.

Nga KRU “Prishtina” kanë theksuar se menaxhimi i rezervave dhe mënyra e përdorimit të ujit gjatë muajve në vijim janë faktorë të rëndësishëm për qëndrueshmërinë e furnizimit.

“Uji është një burim i kufizuar dhe përdorimi i panevojshëm i tij, veçanërisht gjatë periudhave me temperatura të larta dhe konsum të shtuar, ndikon drejtpërdrejt në ruajtjen e rezervave dhe në qëndrueshmërinë e sistemit të furnizimit”, thuhet në njoftim të kompanisë.

Related posts

UNRWA: Nuk ka siguri në Gaza

Muhamet Ramadani

Supertajfuni Bavi godet ishujt amerikanë në Paqësor, paralajmërohen dëme katastrofike

Muhamet Ramadani

Spanja thërret ambasadoren izraelite pasi Netanyahu akuzoi vendin se mbështet terrorizmin

Muhamet Ramadani