RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati egjiptian: Siria e re nuk përbën kërcënim për rajonin

kryediplomati-egjiptian:-siria-e-re-nuk-perben-kercenim-per-rajonin

Ministri egjiptian i Punëve të Jashtme, Badr Abdelatty, ka përsëritur mbështetjen e plotë për sigurinë, stabilitetin dhe sovranitetin e Sirisë, duke theksuar se Damasku nuk përbën kërcënim për vendet në rajon, raporton Anadolu.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media në Ankara me homologun e tij turk, Hakan Fidan, ministri Abdelatty tha se ka zhvilluar “konsultime të frytshme” me ministrin turk mbi çështje të ndryshme dypalëshe deh rajonale me interes të ndërsjellë.

Ai tha se Egjipti dhe Turqia po përgatiten që së shpejti të mbajnë sesionin e dytë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë në Kajro, me pjesëmarrjen e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Kryediplomati egjiptian theksoi se Kajroja dhe Ankaraja synojnë një rritje të tregtisë dypalëshe në 15 miliardë dollarë në vitet e ardhshme, duke theksuar “momentin e paprecedentë” në marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve.

Lidhur me Gazën, Abdelatty apeloi për thirrjen e shpejtë të një konference për rindërtimin dhe për hyrjen e ndihmës mjekësore, duke theksuar urgjencën e veprimeve humanitare “teksa dimri po afrohet”.

Related posts

Protestat në universitetet amerikane, Presidenti Biden dënon dhunë dhe mbron të drejtën për…

admin

Rusia akuzon Britaninë se po nxit sekuestrimin e aseteve të saj

admin

OKB pezullon shpërndarjen e ushqimeve në Rafah: Operacionet humanitare drejt kolapsit

admin