RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati i Kubës akuzon SHBA-në për agresion, zotohet për rezistencë të vazhdueshme

kryediplomati-i-kubes-akuzon-shba-ne-per-agresion,-zotohet-per-rezistence-te-vazhdueshme

Ministri i Punëve të Jashtme i Kubës, Bruno Rodriguez, ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin e saj kundër presionit të SHBA-së, duke e akuzuar Washingtonin se ka përdorur “forcën dhe agresionin” për më shumë se gjashtë dekada, transmeton Anadolu.

Rodriguez në platformën sociale të kompanisë amerikane X tha se SHBA-ja ka “përdorur forcën dhe agresionin kundër Kubës tashmë për 67 vjet”, duke shtuar se SHBA-ja kërkon të “impononin vullnetin e tyre mbi të drejtat e shteteve sovrane”.

Ai e përshkroi fuqinë e SHBA-së si të rrënjosur në “fuqinë e saj të madhe ushtarake dhe dimensionet e ekonomisë së saj”, së bashku me atë që ai e quajti “një përvojë të gjerë në agresione dhe krime”.

“Në të kundërtën, nga ana jonë ka arsye, Ligji Ndërkombëtar dhe fryma patriotike e një populli të tërë”, shtoi ai.

Ai theksoi se kubanezët nuk do ta dorëzojnë sovranitetin e tyre, duke shtuar: “Ne kubanezët nuk jemi të gatshëm ta shesim vendin tonë ose t’i nënshtrohemi kërcënimeve dhe shantazhit”.

Ai shtoi se Havana nuk do të heq dorë nga “prerogativa e saj e patjetërsueshme”, me të cilën ata po ndërtojnë “fatin e tyre, në paqe me pjesën tjetër të botës”.

“Ne do ta mbrojmë Kubën. Ata që na njohin janë të vetëdijshëm se ky është një angazhim i vendosur, kategorik dhe i demonstruar”, theksoi Rodriguez.

Më 5 janar, Rodriguez i bëri thirrje Komunitetit të Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve që të mbrojnë së bashku pavarësinë dhe sovranitetin e rajonit kundër kërcënimit të shkaktuar nga ndërhyrja e fundit ushtarake amerikane në Venezuelë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e përmendi Kubën midis objektivave të mundshëm të administratës së tij, duke theksuar më 7 janar se kombi i Karaibeve është :gati të bjerë”.

Related posts

Pesë minatorë të minierës së Trepçes bllokohen 9 orë nën tokë

admin

Gjykatësi do të hetojë zjarret në Hong Kong ku si pasojë humbën jetën 151 persona

Muhamet Ramadani

Rusia dhe Ukraina këmbejnë nga 103 ushtarë të burgosur, teksa luftimet e ashpra në Donjeck vazhdojnë

admin