RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati malazez biseda telefonike me homologët nga EBA dhe Omani për situatën në Lindjen e Mesme

kryediplomati-malazez-biseda-telefonike-me-homologet-nga-eba-dhe-omani-per-situaten-ne-lindjen-e-mesme

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq ka zhvilluar biseda të ndara telefonike me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan dhe atë të Omanit Badr bin Hamad Al Busaidi, transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimit të Ministrisë së Jashtme të Malit të Zi, në platformën sociale të kompanisë amerikane X, Ibrahimoviq me Al Nahyan dhe Al Busaidi ka diskutuar zhvillimet e fundit të sigurisë në Lindjen e Mesme.

“Mali i Zi përsëriti mbështetjen për deeskalimin, mbrojtjen e civilëve dhe infrastrukturën kritike si dhe respektin për sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve. Mali i Zi mbetet i përkushtuar për të mbështetur përpjekjet e besueshme ndërkombëtare që synojnë dialogun, stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, thuhet në postim.

Related posts

Ministri i Jashtëm grek viziton zonat e goditura nga tërmeti në Turqi

admin

Borrell: Fillon trajnimi i pilotëve ukrainas për F-16 në Poloni

admin

Indi: Ish deputeti vritet në duart e policisë teksa po fliste me gazetarët

Muhamet Ramadani