RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati maqedonas në Bruksel, rikonfirmon përkushtimin e Qeverisë ndaj reformave dhe standardeve evropiane

kryediplomati-maqedonas-ne-bruksel,-rikonfirmon-perkushtimin-e-qeverise-ndaj-reformave-dhe-standardeve-evropiane

Ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski ka rikonfirmuar përkushtimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ndaj reformave dhe standardeve evropiane, transmeton Anadolu.

Mucunski, në platformën sociale të kompanisë amerikane X, ka informuar rreth vizitës së tij në Bruksel.

Ai njoftoi se ka takuar përfaqësuesit e Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (BE) në Grupin e Punës për Zgjerim dhe Shtetet që Negociojnë Anëtarësimin në BE (COELA).

​​​​​​​”Rikonfirmova përkushtimin e Qeverisë ndaj rrugës evropiane, me fokus në arritjen e rezultateve konkrete të reformave dhe përputhjen e plotë me standardet e BE-së. Paraqita progresin mbi axhendën e reformave dhe koordinimin institucional në vazhdim. Theksova nevojën për një proces anëtarësimi të qartë, të parashikueshëm dhe të bazuar në merita si një interes i përbashkët”, ka shkruar ai.

Mucunski ndodhet në Bruksel për një vizitë pune dy-ditore.

Related posts

KFOR-i ndërron komandën rajonale të perëndimit

admin

Putin bën thirrje për marrjen e masave për rublën

admin

Hamasi dënon “piraterinë” izraelite pas sulmit ndaj flotës së ndihmës për në Gaza

admin