RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati Mucunski takohet me homologun e tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe

kryediplomati-mucunski-takohet-me-homologun-e-tij-nga-emiratet-e-bashkuara-arabe

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, në kuadër të vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, u takua me ministrin e Tregtisë së Jashtme, Thani bin Ahmed Al Zeyoudi, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit nga ministria, dy bashkëbiseduesit konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe theksuan potencialin në rritje për thellimin e bashkëpunimit, duke vënë theksin në ekonomi, tregti dhe investime si fusha prioritare për bashkëpunimin e ardhshëm.

“Ministrat riafirmuan gatishmërinë e të dy vendeve për të intensifikuar bashkëpunimin në fushat me interes të ndërsjellë, përfshirë infrastrukturën, energjinë, turizmin dhe teknologjinë, sektorë në të cilët Emiratet e Bashkuara Arabe njihen si një lider global në inovacion”, thuhet në njoftim.

Ministrat ranë dakord se takimi i sotëm hapë derën për investime të reja dhe projekte të përbashkëta që do të forcojnë ndjeshëm lidhjen ekonomike midis dy vendeve, u bë e ditur në njoftim.

Related posts

E mitura u shtyp për vdekje nga burrat që nxituan të hipnin në gomone, rrëfimi i trishtë i të atit: Nuk mund ta mbroja dhe s’ia fal vetes, por deti ishte e vetmja zgjedhje që kisha

admin

Ministri për Komunitete dhe Kthim i Kosovës ngre çështjen e bashkëjetesës në mbledhjen e Qeverisë: Duhet të jetë multietnike

admin

Pezullohet paga për prokurorët e dorëhequr serbë

admin