Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan, në një bisedë telefonike me përfaqësuesin special të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Geir Pedersen, diskutoi lidhur me përpjekjet për sigurimin e zgjidhjes politike në Siri, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme saudite thuhet se përfaqësuesi special i OKB-së për Sirinë, Geir Pedersen telefonoi ministrin e Jashtëm saudit, Faisal bin Farhan.
Në takim u diskutuan përpjekjet e treguara për arritjen e një zgjidhjeje politike e cila do të sigurojë rikthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe e cila do të garantojë sigurinë dhe stabilitetin e popullit të Sirisë.
Krahas zhvillimeve rajonale dhe ndërkombëtare, dyshja bisedoi edhe përpjekjet për garantimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Marrëdhëniet diplomatike mes Arabisë Saudite dhe regjimit të Asadit u ndërprenë pas vitit 2011 kur filluan kryengritjet në Siri.
Pas rreth 12 vitesh ministri i Jashtëm i regjimit të Bashar Al-Asadit në Siri, Faisal Mekdad vizitoi Arabinë Saudite më 12 prill.
Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan më 18 prill zhvilloi vizitën e parë në Damask në nivelin e ministrit të Jashtëm nga Arabia Saudite që nga viti 2011 dhe gjatë kësaj vizite u takua me liderin e regjimit në Siri, Bashar al-Asad.
Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Ligës Arabe, në takimin e ministrave të Jashtëm arabë që u mbajt më 7 maj në kryeqytetin e Egjiptit, Kjaro, u dakorduan për rikthimin e Sirinë në Ligën Arabe.
Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite më 9 prill njoftoi se misioni i saj diplomatik në Siri ka filluar sërish aktivitetin.