RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia u bën thirrje Izraelit dhe Palestinës që të përmbahen nga “hapat konfrontues”

rusia-u-ben-thirrje-izraelit-dhe-palestines-qe-te-permbahen-nga-“hapat-konfrontues”

Rusia i bëri thirrje Izraelit dhe Palestinës që të përmbahen nga “hapat konfrontues” dhe t’i japin fund “përshkallëzimit” të dhunës, transmeton Anadolu.

“Ne u bëjmë thirrje palëve të përfshira në konflikt të përmbahen nga hapat konfrontues, të veprojnë në interes të parandalimit të përshkallëzimit të mëtejshëm, përfundimit të dhunës dhe rivendosjes së një armëpushimi të qëndrueshëm”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

“Ne ripohojmë rëndësinë e respektimit të status quo-së së Vendeve të Shenjta të Kudsit dhe respektimin e të drejtave të besimtarëve të të gjitha besimeve”, shtohet në deklaratë.

Gjithashtu, në deklaratë thuhet se e vetmja mënyrë për të siguruar stabilizimin afatgjatë të situatës është krijimi i një procesi negociatash në shkallë të plotë që synon “përpunimin e një formule kompromisi për një zgjidhje palestinezo-izraelite mbi një bazë ligjore të njohur ndërkombëtare”.

“Në mungesë të një ‘horizonti politik’ të qartë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse të këtij problemi të kahershëm, rikthimet e konfrontimeve të dhunshme janë të pashmangshme”, thuhet në deklaratë.

Related posts

Presidenti gjerman thirrje për ar’mëpushim në Ga’za

admin

Trump bën fushatë në Miçigan, ndërsa demokratët e vënë në shënjestër për problemet e tij ligjore

admin

Kurti udhëton drejt Brukselit

admin