RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati turk dhe homologu i tij britanik diskutuan për Gazën dhe Ukrainën në një bisedë telefonike

kryediplomati-turk-dhe-homologu-i-tij-britanik-diskutuan-per-gazen-dhe-ukrainen-ne-nje-bisede-telefonike

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, zhvilloi bisedën e tij të parë telefonike me sekretarin e sapoemëruar të Jashtëm të Britanisë, Ed Miliband, ku diskutuan zhvillimet në Gaza, Lindjen e Mesme dhe luftën Rusi-Ukrainë, transmeton Anadolu.

Sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Fidan e përgëzoi Milibandin për emërimin e tij në detyrën e sekretarit të Jashtëm të Britanisë.

Dy ministrat diskutuan gjithashtu situatën në Gaza dhe në Lindjen e Mesme në përgjithësi, si dhe zhvillimet lidhur me luftën Rusi-Ukrainë, thanë burimet.

Ata shkëmbyen mendime edhe për përpjekjet e vazhdueshme për t’i dhënë fund konflikteve në rajon, sipas burimeve.

Related posts

Shkon në 68 numri i të vdekurve nga rrëzimi i avionit në Nepal

admin

“Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike”/ DW: Serbia, pengesa madhore për anëtarësimin e Kosovës

admin

Izraeli shkeli armëpushimin gati 1000 herë, mbi 418 palestinezë të vrarë

Muhamet Ramadani