RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati turk Hakan Fidan nesër do të vizitojë Maqedoninë e Veriut

kryediplomati-turk-hakan-fidan-neser-do-te-vizitoje-maqedonine-e-veriut

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, nesër do të zhvillojë vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, transmeton Anadolu.

Siç njoftoi Ministria e Jashtme e Turqisë, gjatë vizitës së tij, Fidan pritet të diskutojë marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare me zyrtarë të Maqedonisë së Veriut.

Fidan do të takohet gjithashtu me përfaqësues të komunitetit turk dhe përfaqësues të biznesit në vend.

Turqia mban një pozicion të rëndësishëm në marrëdhëniet e jashtme të Maqedonisë së Veriut, duke qenë ndër vendet e para që njohu vendin me emrin e tij kushtetues dhe vendi i parë që dërgoi një ambasador në Shkup.​​​​​​​

Vizita nënvizon lidhjet e forta midis dy kombeve, duke rikujtuar se Turqia aktualisht renditet si investitori i shtatë më i madh i huaj në Maqedoninë e Veriut.

Related posts

Kamberi: Këtë vit presim ngritje ndërkombëtare të çështjes së Luginës së Preshevës

Muhamet Ramadani

Erdogan: Ankaraja nuk tregon “asnjë neglizhencë apo hezitim” në mbrojtjen e kufijve dhe hapësirës ajrore

Kushtrim Guraj

Gjendet i vdekur një person në një banesë në Prizren

admin