RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati turk i kërkon homologut britanik të ulë tensionet në Gjirin e Adenit

kryediplomati-turk-i-kerkon-homologut-britanik-te-ule-tensionet-ne-gjirin-e-adenit

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, bëri thirrje për uljen e tensionit në Gjirin e Adenit, duke theksuar se rajoni tashmë po përballet me shumë sfida, raporton Anadolu.

Siç njoftojnë burimet diplomatike turke, kryediplomati turk zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij britanik David Cameron.

Fidan shprehu gatishmërinë e Turqisë për të përmbushur detyrimet e saj për këtë çështje, thanë burimet, duke shtuar se gjithashtu u diskutua situata në Gaza.

Kryediplomati turk theksoi nevojën për përfundimin e menjëhershëm të luftës në Gaza, duke theksuar se përshkallëzimi përbën një rrezik serioz për sigurinë rajonale dhe stabilitetin ndërkombëtar.

SHBA dhe Britania e Madhe nisën sulme ushtarake në Jemen mbrëmë vonë, pas një varg sulmesh të rebelëve Huthi në Detin e Kuq që destabilizuan rrugët tregtare.

Grupi, i cili thotë se synon anijet e lidhura me Izraelin në solidaritet me popullin e Gazës, tha se Amerika dhe Britania “do të paguajnë një çmim të rëndë”.

Sulmet, thonë vëzhguesit, mund të nxisin më tej tensionet në një rajon tashmë të paqëndrueshëm.

Related posts

Subvencionimi i teksteve shkollore, reagon Iniciativa CorrWatch

RTI

Masa mbështetëse për subvencionimin e faturave të energjisë, Murati jep detajet

admin

Marrëveshja me SHBA për informacionet e klasifikuara, Hovenier tregon çfarë përfiton Kosova

rezart morina