RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Spitali kryesor në Gaza paralajmëron katastrofë pasi gjeneratorët mbesin pa karburant

spitali-kryesor-ne-gaza-paralajmeron-katastrofe-pasi-gjeneratoret-mbesin-pa-karburant

Autoritetet lokale në Gaza thanë se Spitali i Martirëve Al-Aksa, spitali kryesor në qendër të Rripit të Gazës, është në prag të ndalimit të shërbimeve të tij shëndetësore për shkak të mbarimit të karburantit, raporton Anadolu.

“Spitali i Martirëve Al-Aksa është gati të njoftojë një ndalim të shërbimeve të tij mjekësore dhe shëndetësore për shkak të mungesës së karburantit”, tha në një deklaratë zyra për media e Qeverisë në Gaza.

Në deklaratë thuhet se një sasi karburanti duhej të dërgohej në spital të enjten, por “zvarritja nga organet përkatëse” në sjelljen e karburantit i vendosi pacientët dhe fëmijët në një fazë kritike, duke rrezikuar jetën e tyre.

“Ne i mbajmë organet përkatëse përgjegjëse për këtë katastrofë apo ndonjë rast vdekjeje në njësitë e kujdesit kritik dhe inkubatorët”, thuhet gjithashtu në deklaratë.

Zyra e qeverisë për media më herët tha se energjia elektrike në spital ishte ndërprerë për shkak të mungesës së karburantit, duke paralajmëruar për një “katastrofë të re humanitare”.

Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka, ka vendosur një rrethim dhe ka nisur një ofensivë tokësore si hakmarrje për sulmin ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor.

Të paktën 23.708 palestinezë janë vrarë dhe 60 mijë të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite që atëherë, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës.

Related posts

Serbia nën ujë/ Gjendje e jashtëzakonshme në 26 qytete për shkak të reshjeve të dendura

admin

Lajçaku thotë se në dy javët e fundit fokusin kryesor e kishte te dialogu Kosovë – Serbi

admin

NATO dënon shënjestrimin e Turqisë nga Irani, zotohet për mbrojtje të fortë në të gjitha fushat

Irfan Jahiu