RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati turk takohet me homologun portugez në Lisbonë

kryediplomati-turk-takohet-me-homologun-portugez-ne-lisbone

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, u takua me homologun e tij portugez, Paulo Rangel, në Lisbonë të Portugalisë, transmeton Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi në platformën turke të mediave sociale NSosyal se Fidan zhvilloi bisedime me Rangel gjatë vizitës së tij të punës në Lisbonë.

Në kuadër të vizitës, ministrat pritet të forcojnë konsultimet mbi çështjet rajonale, të thellojnë bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik, si dhe të diskutojnë rritjen e investimeve të ndërsjella dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta në fusha si energjia, infrastruktura, transporti dhe menaxhimi i porteve.

Turqia dhe Portugalia vendosën marrëdhënie diplomatike në vitin 1926, pas pjesëmarrjes së Portugalisë në dispozitat përkatëse të Traktatit të Lozanës.

Related posts

Krimi i tmerrshëm në Ankara! Manjati britanik i naftës vret gruan e tij prezantuese dhe më pas bën vetëvrasje

admin

Kryeministri indian, Narendra Modi, javën e ardhshme do të vizitojë Rusinë

admin

Finlanda shkon drejt zgjedhjeve të dielën

Muhamet Ramadani