RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri belg viziton qendrën e ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Turqi

kryeministri-belg-viziton-qendren-e-ndihmave-per-te-prekurit-nga-termeti-ne-turqi

Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, ka përcjellë një mesazh solidariteti duke vizituar qendrën e ngritur në qytetin Antwerp të Belgjikës për mbledhjen e ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Turqi, transmeton Anadolu.

Mbrëmë, kryeministri De Croo vizitoi qendrën e ngritur në rrethin Berchem të qytetit Antwerp për mbledhjen e ndihmave për të prekurit nga tërmeti, ku u takua me turqit e pranishëm atje

Gjatë vizitës së tij, kryeministri belg u shoqërua nga kryekonsulli i Turqië në Antwerp, Batu Kesmen.

Në një postim nga llogaria e tij në median sociale lidhur me vizitën, De Croo theksoi se mbeten në solidaritet me personat e prekur nga tërmetet me qendër në Kahramanmaraş, që krahas Turqisë ka prekur edhe Sirinë.

De Croo tha se komuniteti turk në Belgjikë është i shqetësuar për të afërmit dhe miqtë e tyre në Turqi, si dhe theksoi se ata kanë kaluar në veprim për të ndihmuar personat në nevojë dhe se është shumë i kënaqur me këtë.

De Croo në median sociale postoi edhe fotografitë e shkrepura me turqit që punojnë në qendrën për mbledhjen e ndihmave.

Related posts

Ministri izraelit: Janë përgatitur “procedurat e nevojshme” për mbylljen e televizionit Al Jazeera

rezart morina

Sekuestrohen mbi 18 kilogramë narkotikë në Prishtinë, Policia jep detaje

admin

Maqedonia e Veriut e pesta në Europë për nga varfëria

rezart morina