RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri britanik i bën thirrje Iranit të shmangë sulmin ndaj Iz’raelit

kryeministri-britanik-i-ben-thirrje-iranit-te-shmange-sulmin-ndaj-iz’raelit

Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Iranit, Massoud Pezeshkian, dhe i bëri thirrje të shmangen nga sulmi ndaj Izraelit, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate të bërë nga zyra e kryeministrisë britanike, Starmer ka shprehur shqetësimin e tij për zhvillimet në Lindjen e Mesme në bisedën e tij telefonike me Pezeshkian.

Duke u bërë thirrje të gjitha palëve të ulin tensionin dhe të parandalojnë konfliktin në të gjithë rajonin, Starmer tha se është koha për të menduar me qetësi dhe kujdes.

Starmer i bëri thirrje Iranit për distancim nga sulmi ndaj Izraelit dhe theksoi se lufta nuk është në interesin e askujt.

Pasi rikujtoi thirrjet e tij për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e pengjeve dhe rritjen e ndihmës humanitare për rajonin, Starmer vuri theksin mbi rëndësinë e nismave diplomatike për realizimin e këtyre.

Starmer iu referua edhe situatës së të burgosurve të huaj në Iran dhe vuri në dukje se ata duhet të sigurohet që ata të marrin mbështetjen e nevojshme mjekësore.

Të dy liderët ranë dakord se një dialog konstruktiv midis Britanisë dhe Iranit është në interes të të dy vendeve.

Ndër të tjera Starmer nënvizoi se dialogu konstruktiv mund të vendoset vetëm nëse Irani përfundon veprimet e tij në Lindjen e Mesme, nëse eliminohen kërcënimet iraniane kundër disa njerëzve në Britani dhe nëse ndërpritet mbështetja për Rusinë.

Related posts

Dodik paralajmëron shkëputjen e Republikës Sërpska dhe bashkimin me Serbinë

admin

Serbët kanë paralajmëruar edhe sot protesta në veri

admin

​Remitencat shënojnë rritje, kaq para dërgoi diaspora gjatë vitit 2023

rezart morina