RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Serbët kanë paralajmëruar edhe sot protesta në veri

serbet-kane-paralajmeruar-edhe-sot-protesta-ne-veri

Një ditë pas vandalizmit të shfaqur ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, serbë të nxitur nga strukturat kriminale kanë paralajmëruar edhe për sot grumbullime pranë tri objekteve të komunave në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Nga përleshja e djeshme me protestuesit e dhunshëm serbë, të cilët hodhën shok bomba dhe molotov, së paku 25 ushtarë të KFOR-it mbetën të lënduar, disa prej tyre në gjendje të rëndë, derisa të lënduar pati edhe nga radhët e protestuesve.

Ndërkohë, sot që nga orët e hershme ka filluar pozicionimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në afërsi të objektit të komunës në Zubin Potok, teksa situata aktualisht është e qetë, raporton rtk.

Related posts

Raporti i OKB-së: Bota ka mbetur prapa në objektivat e mjedisit, shëndetit dhe urisë

Muhamet Ramadani

Shkarkohet u.d. i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi

Muhamet Ramadani

Forcat izraelite shkatërrojnë ndërtesat palestineze në Bregun Perëndimor

admin