RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri grek kërkon formimin e rrugëve ligjore për migrim në Evropë

kryeministri-grek-kerkon-formimin-e-rrugeve-ligjore-per-migrim-ne-evrope

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, theksoi se duhet të krijohen rrugët alternative ligjore për luftën kundër problemit të migrimit të parregullt dhe trafikimit të emigrantëve, raporton Anadolu.

Mitsotakis dhe Presidentja e Parlamentit Evropian (PE) Roberta Metsola, të cilët u takuan në kuadër të Samitit të Liderëve të Bashkimit Evropian (BE), bënë një deklaratë të përbashkët për media.

Kryeministri grek foli për katastrofën e anijes së emigrantëve të ndodhur më 15 qershor në brigjet e Greqisë dhe shprehu se lidhur me ngjarjen vazhdon hetimi.

“Bandat e trafikimit të emigrantëve që nxjerrin njerëzit në udhëtim me anije të pasigurta, sigurojnë fitime nga situata e pashpresë e njerëzve” deklaroi Mitsotakis duke bërë të ditur se duhet të zbritet në thellësi të problemit.

Kyriakos Mitsotakis tha se është jashtëzakonisht i rëndësishëm bashkëpunimi me vendet ku emigrantët e parregullt kalojnë tranzit. “Duhet të flasim për rikthimet. Emigrantëve të parregullt duhet tu tregojmë se mund të sigurojmë rrugë ligjore për migrimin” tha kryeministri grek .

– “Problemi i migracionit është një çështje e rëndësishme dhe urgjente”

Metsola, nga ana e saj, theksoi se janë të vetëdijshëm që Greqia prej vitesh ka përjetuar vështirësi në problemin e migracionit. “Asnjë grua, burrë ose fëmijë nuk duhet të vdesë teksa përpiqet të mbërrijë në Evropë” shtoi Metsola.

Asnjë vend i BE-së nuk duhet të luftojë i vetëm me problemin e migracionit, njoftoi Metsola duke shprehur “Problemi i migracionit është një çështje e rëndësishme dhe urgjente aq sa zgjidhja e tij nuk mund t‘i lihet politikanëve të gjeneratës së ardhshme.

Metsola nënvizoi se për emigrantët në nevojë duhet të gjendet një zgjidhje e drejtë dhe humanitare.

Related posts

Forcat izraelite bastisin sërish Xhaminë Al-Aksa, sulmojnë besimtarët brenda

admin

Rritet çmimi i naftës menjëherë pas sulmit të Izraelit drejt Iranit

RTI

Halil Kastrati: Dikush po telefonon në emrin tim, po kërkon para me premtimin se do të marrin shuma më të mëdha në këmbim

RTI