RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri holandez: Përpjekjet e Turqisë për të zgjatur marrëveshjen e drithit janë për t’u vlerësuar shumë

kryeministri-holandez:-perpjekjet-e-turqise-per-te-zgjatur-marreveshjen-e-drithit-jane-per-t’u-vleresuar-shume

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte tha se janë për t’u vlerësuar shumë përpjekjet që Turqia ka treguar për të zgjatur marrëveshjen e drithit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rutte ka bërë një postim nga llogaria e tij në median sociale lidhur me bisedën telefonike që zhvilloi me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

“Bisedova me Erdoğan-in. Është mirë të jesh në kontakt të ngushtë në kohë lufte. Përpjekjet që Turqia ka treguar për të zgjatur marrëveshjen e drithit, janë për t’u vlerësuar shumë dhe janë shumë të rëndësishme për sigurinë globale të ushqimit. Diskutuam edhe për bashkëpunimin në NATO dhe zhvillimet në rajon”, tha Rutte në postimin e tij.

Related posts

SHBA e vlerëson si “të pamerituar” dhe “poshtërues” rastin për gjenocid ndaj Izraelit

admin

“Në territoret e pushtuara të Palestinës janë dokumentuar 427 sulme ndaj shërbimeve shëndetësore”

Muhamet Ramadani

Greqia tronditet nga 4 tërmete në pak minuta! Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve magnituda më e lartë e regjistruar! Raportohet se…

admin